Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik është një institucion, me themelimin e të cilit, Republika e Maqedonisë ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes në gjyqësor, të parimeve demokratike të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të ngulitura në dokumente të shumta ndërkombëtare për gjyqësorin e pavarur dhe efikas.
Sot, pas 5 pesë vitesh themelimi, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, përmes trajnimit profesional, ka një rol kryesor në forcimin e pavarësisë dhe ekspertizës së institucioneve gjyqësore, dhe është rritur në një partner bashkëpunimi të përgjegjshëm dhe profesional me institucionet dhe projektet vendase dhe të huaja.
Vizioni ynë është përmes trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm të jepet kontribut në ndërtimin e një profili evropian të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, por edhe administratës gjyqësore dhe prokuroriale, duke përdorur metoda moderne për të përmirësuar njohuritë e tyre, dhe në vazhdimësi të sigurohen të gjithë mekanizmat e nevojshëm dhe mjetet në dispozicion që e drejta e Bashkimit Evropian dhe e drejta ndërkombëtare të jenë lehtësisht të arritshme për gjykatësit dhe prokurorët publik në Republikën e Maqedonisë.
Misioni i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik bazohet në promovimin dhe sigurimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, shumë profesional dhe efikas që do të afirmojë parimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Misioni ynë është të krijojmë një sistem modern gjyqësor të bazuar në vlera të larta evropiane, i cili do të harmonizohet plotësisht me legjislacionin evropian, i cili do të përfshijë standardet ndërkombëtare në mënyrë që të rrisë besimin e qytetarëve në institucionet gjyqësore dhe të sigurojë një qasje më të lehtë dhe më efikase në drejtësi.