Director


Проф. д-р Габер-Дамјановска Наташа/ Prof. dr. Gaber-Damjanovska Natasha


Date of birth


09-10-1962

Education


  • 2019 Trajnim në kornizë të Këshillit Europian/ Bashkimi Europian programi horizontal kundër krimit të organizuar, “Simulimi i gjykimit: Hetimi, përndjekja dhe gjykimi i rasteve të korrupsionit, larja e parave dhe krimi financiar”, Strazburg, Këshilli Europian
  • 2016 Vizitë studentore e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg
  • 2015-2017 Seria e trajnimeve për jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg, të organizuara në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë
  • 2001 “Duke krijuar parime juridike për organizatat civile”, seminar për gjykatësit dhe avokatët e Maqedonisë, Republikës së Çekisë dhe SHBA-së, USAID/ICNL
  • 1999 Universiteti i Haruardit, Fakulteti i Shkencave Politike “Xhon Kenedi”, programi Kokalis i udhëheqjes ndërkombëtare dhe i zhvillimit ekonomik
  • 1998 Banka Botërore, Bursa “Robert Meknamara”, 1998 “Organizatat joqeveritare si burim i mundësisë së madhe në zhvillimin e mëtutjeshëm shoqëror”, programi i bursave “Robert Meknamara” 1997/1998
  • 1997 SHBA vizitë studentore “Rregullat dhe parimet ligjore për tatimin e organizatave civile” USAID
  • 1996 Salzburg sesioni seminar 336 “Procesi i zgjedhjeve presidenciale të Amerikës”
  • 1995 Instituti Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut “Rene Kasen”, Certifikatë për pjesëmarrje në sesionin e 26-të, Strazburg korrik 1995 dhe Certifikatë për pjesëmarrje në Qendrën Ndërkombëtare të Edukimit Universitar për të Drejtat e Njeriut, sesioni i 23-të, Strazburg
  • 1995 Instituti i Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” - Shkup, doktoratë në shkencat politike
  • 1994 SHBA vizitë studentore “Rregullimi juridik i statusit të organizatave civile” USAID
  • 1993 Instituti Universitar Europian, Kurs veror për të Drejtën Europiane, Firencë, Itali 1993
  • 1993 Këshilli Britanik/ Bursa “Çivning”, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Eseksit, Kolçestër, Mbretëri e Bashkuar, viti shkollor 1993/94
  • 1990 Fakulteti Juridik “Justiniani I”, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” - Shkup, magjistraturë në shkencat juridike dhe politike
  • 1984 Fakulteti Juridik “Justiniani I”, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, jurist i diplomuar

Languages


Македонски, Албански, Англиски, Француски, Грчки, Италијански, Германски, Српски, Хрватски, Бугарски

Previous work experience


  • 1 prill 1985 – 7 tetor 2008 e punësuar në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike Shkup, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” si asistente e re deri si profesoreshë e rregullt dhe këshilltare shkencore
  • 7 tetor 2008-7 tetor 2017 ushtrimi i funksionit të gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë
  • 8 tetor 2017-1 dhjetor 2018 e punësuar në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike si profesoreshë e rregullt dhe këshilltare shkencore, ndërsa nga 23.1.2018-28.9.2018 edhe si drejtoreshë e Institutit
  • Nga 1 dhjetor 2018 deri sot drejtoreshë në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev” Shkup

Relevant professional activities


Përshkrimi i aktiviteteve gjyqësore

  •  Realizimi i funksionit të gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë nga 7.10.2008-7.10.2017

Përshkrimi i aktiviteteve jo gjyqësore juridike

  • Anëtare e trupit nacional për reforma gjyqësore, 2017 (shtator-dhjetor), Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë
  • Anëtare e grupit të punës për ligjin e ndërmjetësimit, 2018, Ministria e Drejtësisë
  • Bashkautore e parahulumtimit “Funksionaliteti dhe zbatimi i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, NDI-ja dhe Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, 2018
  • Pjesëmarrje në rolin e gjykatësit të garave rajonale “MOOT Court”, qershor 2017 në Shkup dhe tetor 2018 në Manastir
  • Bashkautore në projektin “Kultura politike e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë” IHSPJ/FISHHM 2018
  • Autore/anëtare në ekipin e Kodit Ligjor (ndryshim) 2018 (FNSE-ja dhe Ministria e Drejtësisë); autore/anëtare e ekipit të Ligjit të Zgjedhjes së Deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Ministria e Drejtësisë), i votuar në vitin 2005; autore/anëtare e ekipit të Ministrisë së Drejtësisë për përpilimin e Ligjit të Zgjedhjes së Deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Ministria e Drejtësisë), i votuar në vitin 2002; Idem, maj 1998
  • Autore/anëtare e ekipit të Ligjit të Zgjedhjeve Lokale (2004)
  • Ligjërim në të drejtën kushtetuese/ praktike kushtetuese-gjyqësore në Akademinë e Gjykatave dhe Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev” në vitin 2014
  • Autore/anëtare e ekipit të Ligjit të Shoqatave dhe Fondacioneve, i votuar në vitin 2011; Autore/anëtare e ekipit të Ligjit të Shoqatave të Qytetarëve dhe Fondacioneve, i votuar në qershor të vitit 1998;
  • Eksperte/anëtare e ekipit për përpilimin e Ligjit të Vullnetarizmit dhe të Strategjisë së Vullnetarizmit në Republikën e Maqedonisë 2009-2010
  • Anëtare e grupit të punës për përpunimin e Ligjit të Konfliktit të Interesave (drafti i parë) 2005.
  • Anëtare e grupit të punës për përpilimin e Ligjit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi (drafti i parë) Ministria e Drejtësisë dhe OSBE-ja 2004/2005.
  • Anëtare e grupit të punës për përpilimin e Ligjit të Zhurmës, Ministria e Mjedisit Jetësor, viti 2002
  • Mundësitë e zbatimit të Konventës së Arhusit në Maqedoni: Qasja drejt informatacioneve dhe pjesëmarrja në procesin e marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, Qendra Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit Njerëzor, studim, 2000.
  • Rregullativa juridike kundër dhunës familjare (bashkautore e njësisë), Asociacioni Humanitar për Emancipimin, Solidaritetin dhe barazinë e femrave (AH-ESB) dhe Asociacioni Amerikan i Avokaturës për Nismën Juridike Qendrore dhe të Europës Lindore (ABA CEELI), Shkup, 1999.
  • Promovimi i të drejtave njerëzore”, (bashkautorësi) libër mësimor për ngritjen e vetëdijes mes fëmijëve në shkollat fillore për të drejtat e njeriut dhe vlerat humanitare, si dhe edukim për ballafaqimin me konfliktet dhe edukim kundër diskriminimit, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Maqedonisë 1996-1998 (tre botime).
  • Anëtare e grupit të punës për përpilimin e Ligjit të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, 2020/2021, Ministria e Drejtësisë e RMV-së.
  • Anëtare e grupit të punës për digjitalizimin e jurisprudencës, viti 2021, Ministria e Drejtësisë e RMV-së
  • Anëtare e grupit të punës për përpilimin e Ligjit të Ndërmjetësimit, 2020, Ministria e Drejtësisë e RMV-së
  • Anëtare e Këshillit Drejtues Nacional për realizimin e aktiviteteve në kornizat e projektit “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022
  • Anëtare e Këshillit Drejtues Nacional të Projektit “EU-TWINING” – Përforcimi i kapaciteteve institucionale të qendrës hulumtuese, 2021
  • Anëtare e Këshillit Drejtues Nacional të Projektit të BE-së “Just(ice) Children-EU for Juvenile and Child-Friendly Justice”, të cilin e zbaton UNICEF-i, 2020
  • Anëtare e Grupit të punës për linguistikë pranë Rrjetit Europian të Trajnimit në Jurisprudencë (EJTN), 2021/ EJTN Working group on linguistics Reseau Européen de Formation Judiciaire European Judicial Training Network Wednesday, 10th February 2021
  • Trajnuese për “Angazhim të përbashkët për arritje më të mira në gjyqësor” 5 punëtori 2019-2020 (Strumicë, Gostivar, Ohër, Shkup), me temë: “Statusi i gjykatësve (parimet dhe praktikat) sipas kornizave juridike ndërkombëtare dhe të vendit” – Instituti i të Drejtave të Njeriut
  • OSCE Violence Against Women survey Conference “Commitment, Data, Action” 6-7 May, 2019 Vienna- Panelist
  • Certificate for participation on Training of Trainers, Delivery of the Introductory Training Module on Cybercrime, Electronic Evidence and Online Crime Proceeds, Skopje, 2-6 April 2019, Cybercrime Programme Office of the Council of Europe, EU and the Council of Europе
  • Certificate for participation in the study visit “Development of Leadership and Management Capacity of the Court Presidents and Chiefs Prosecutors. Improving Team Efficiency.” Luxembourg 22 October 2019- EIPA European Institute of Public Administration, European Centre for Judges and Lawyers
  • HELP Trainer Certificate, delivered in the framework of the Council of Europe Programme for Human Rights Education for Legal Professionals, ToT, 02-03 October 2019
  • Certifikatë për përfundimin e kursit “HELP” për Bioetikë, 2020
  • Tutor i HELP-it në kursin për Hyrje në KEDNJ-në (përshtatje në gjuhën maqedonase), 60 persona nga trajnimi fillestar, gjenerata e shtatë e dëgjuesve, i lëshuar më 2 shtator 2020
  • Tutor i HELP-it në kursin e Bioetikës, 2021, 30 persona nga fillimi i trajnimit gjenerata e shtatë e dëgjuesve, i lëshuar më 25 shkurt 2021
  • Certificate for participation on Right to a Fair Trial (Art.6 ECHR)- Recent ECtHR Case Law, ERA Academy of European Law, Online Seminar, June 4-5 2020
  • Certificate of Participation on “Regional Workshop for South-Eastern Europe on Foreign Terrorist Fighters’ Cases; Manual for Judicial Training Institutes” Vienna 16-18 December 2019, UN Office on Drugs and Crime, presentation on “Curricula Development with regard to FTFs”
  • Joint Regional High –Level Conference on “Foreign Terrorist Fighters – Addressing Current Challenges” convened by OSCE, UNOCT and Switzerland in co-operation with the 2020 Albanian OSCE Chairmanship, UNODC, in collaboration with OSCE and UNCTED, Side event: Training Guides on the investigation and prosecution of Foreign Terrorist Fighters through sharing of electronic evidence, 12 February 2020, 10:45 – 12:00, Panelist on the topic: Training tools and sustainable capacity building to investigate and prosecute FTFs cases
  • Participation on Conference “Shared Responsibility in Implementing the European Convention on Human Rights: Addressing Challenges with (new) judicial Tools” 24-25 October 2029 Sarajevo, Initiative for Legal Certainty in the Western Balkans EU, CoE, Norwegian Ministry of Foreign Affairs
  • Vebinar në organizimin e Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, paneliste me temë: “Mbrojtja e të drejtave personale – e drejtë e çdo qytetari”, 26 gusht 2020
  • Participation on Annual Regional Rule of Law Forum for South East Europe, Civil Rights Defenders, The AIRE Centre, 16-17 October 2020 Seventh Regional Forum on the Rule of Law in South East Europe “Covid 19 and the ECHR”
  • Participation on “Recent Trends in the Case Law of the Court of Justice of the EU”, Annual Conference, 3 and 4 December 2020
  • Participation on EIPA Luxembourg Online Annual Conference - Webinar 09.02.2021
  • Pjesëmarrje në ngjarjen “Marrja efektive e përfitimit pronësor të fituar me vepër penale: standardet juridike, sfida dhe praktika të mira” – në organizim të qendrës “AIRE” dhe Nismës Rajonale Antikorruptive (NRA) me mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, 9 shkurt 2021

Publications and written papers


Gjatë angazhimit të punës në UKIM, në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike, është e përfshirë në rreth dyzet projekte të mbështetura nga partnerët e ndryshëm të vendit dhe të huaj (shiko më lart). Studimet që dolën nga ato hulumtime, në përpilimin e të cilave dhe unë pata pjesën time, e kanë përfshirë edhe dimensionin sistematik-juridik të temave të hulumtuara. Gjithashtu, gjatë mandatit si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, përveç punës së rregullt, janë shkruar edhe punime që kryesisht dalin nga përvoja e përfituar nga jurisprudenca e Gjykatës. Autore e shtatë librave, rreth tridhjetë studime ose pjesë të studimeve (bashkautorësi) ose dyzet punë shkencore. Po vjen lista e disa publikimeve më të rëndësishme dhe/ose më të reja.

  • “Kultura politike e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, studim IHSPJ/FISHHM 2018 (në bashkautorësi, gjuhë maqedonase)
  • “Funksionaliteti dhe zbatimi i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, studim paraprojektues, NDI-ja dhe Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, 2018 (në bashkautorësi, gjuhë maqedonase)
  • “Të drejtat e njeriut”, autore e pjesës që i përfshin nenet: 9 (liria e mendimit, ndërgjegjes dhe e fesë), 11 (liria e mbledhjes dhe e shoqërimit) dhe 2 Protokolli nr. 4 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, Misioni i OSBE-së në Shkup, 2018 (gjuhë maqedonase)
  • “Constitutional Court of the Republic of Macedonia-Practice on Bylaws” – punim, Vjetori i IHSPJ-së, Numri 1, viti 2018
  • “Sundimi i së drejtës së mishëruar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë”, fq. 10, 25 vjet nga Gjykata Kushtetuese e Rumanisë, (punim, anglisht), 2017
  • “Në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave të qytetërimit” – përmbledhje e mendimeve të përzgjedhura personale nga praktika e Gjykatës Kushtetuese, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe TAKSO-ja (projekti i Bashkimit Europian) Shkup, mars 2016 (gjuhë maqedonase)
  • “Aktet nënligjore në praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë”, punë me rastin e 50-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë me temë “Sfidat bashkëkohore të gjyqësisë kushtetuese”, nëntemë “Vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve nënligjore”, Shkup, shtator 18-21, 2014 (gjuhë maqedonase)
  • “Parimi kushtetues i barazimit të votimit i shqyrtuar nëpërmjet standardeve të Bashkimit Europian - rasti i votave të migruara” (punim, anglisht) Universiteti “Kolegji Amerikan” Shkup dhe Fondacioni “Fridrih Ebert”, Konferenca e tetë vjetore ndërkombëtare për Integrim Europian, 2013
  • “Veprimi dhe kryerja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë” (16 faqe), Konferenca Rajonale të gjykatave kushtetuese, Sremski Karlovci 5-7 korrik viti 2012 (punë, serbisht dhe maqedonisht)
  • “Kodi ligjor i Republikës së Maqedonisë – rishqyrtim i nenit 38d”, Revue Internationale de Droit Penal Vol.83, 2012/1-2, Botuesi E.R.E.S, ISBN 9782749232188 (punim, në gjuhën angleze dhe franceze)
  • “Karakteristikat e sistemit të Republikës së Maqedonisë të analizuara nëpërmjet Kushtetutës nga viti 1991 dhe Amendamenteve nga viti 2001”, Kongresi Ndërkombëtar i së Drejtës Kushtetuese, Stamboll 11-14 maj 2011 (punim, anglisht)
  • “Amendamentet Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë – reflekset e gjendjes aktuale shoqërore dhe politike”, Mendimi politik, IDSCS, Konrad Adenauer Stiftung, Viti 9, nr.35, Shkup 2011, faq.11-22 (punim, maqedonisht)
  • “Pjesëmarrja në sektorin civil në procesin e miratimit të ligjeve dhe krijimit të politikave në Republikën e Maqedonisë”, QZHI-ja dhe Qendra Europiane për të Drejtën Jofitimprurëse, 2007, (analizë, maqedonisht)
  • “Sistemi zgjedhor i Republikës së Maqedonisë – dilemat aktuale”, Përvjetori i Institutit të hulumtimeve sociologjike dhe politiko-juridike, nr. 1, viti 2007 faq.169-188 (në bashkautorësi, maqedonisht)
  • Projekti “Opinioni publik për arsimin fetar në Republikën e Maqedonisë”, autorësi e një pjese të studimit, FISHHM, 2007
  • Projekti “Zhvillimi lokal i bashkësive”, studim, në bashkautorësi, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, 2006/2007
  • Autore e studimit “Hulumtimi për rrjetet, koalicionet dhe organizatat e lidhura në Republikën e Maqedonisë”, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, 2007
  • Punimi “Relations of the Civil Society Sector and the Business Community", Der Donraum, Vinna 2006
  • “Pjesëmarrja e sektorit civil në procesin e krijimit të politikave në Republikën e Maqedonisë”, analizë, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, 2005
  • Në projektin “Vlerësimi shoqëror i sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë”, shkrimi i një pjese të studimit, Ministria e Shëndetësisë, Fondi Shëndetësor, 2004
  • Në librin “Funksionimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë”, teksti “Sistemi i vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë përballë sektorit joqeveritar” fq. 231-244, IHSPJ 2004
  • Në librin “Financimi i organizatave civile nga ana e shtetit” puna “Financimi shtetëror i sektorit joqeveritar në Republikën e Maqedonisë”, faq.9-24, QNBN, 2004
  • Punimi “Political Parties in the Republic of Macedonia”, në librin “Political Parties and Consalidation od Democracy in South Eastern Europe”, (bashkautorësi) Friedrich- Ebert- Stiftung, Institute for Political and Legal Studies, Sofia, 2004
  • “Në kërkim të modelit zgjedhor adekuat për Republikën e Maqedonisë”, Macedonian Affairs, Vol.IV, No.3, 2003, Macedonia Information Centre (punim në bashkautorësi, gjuhë angleze)
  • “A New Balance: Democracy and Minorities in Post-Communist Europe”, Edited by Monica Robotin and Levente Salat, puna shkencore “Minorities in the Political Life in the Republic of Macedonia”, p.41-64, LGI Books 2003
  • Në projektin “OJQ-të dhe sektori i biznesit punojnë së bashku për përmirësimin e politikës fiskale (ligjore)” (studim, në bashkautorësi), Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” dhe Ambasada e Britanisë, viti 2002
  • “Transformation of the Macedonian Political System and Inclusion of Ethnic Groups", SEER, Nomos, Vol.7- No 1 (pp 87-97) 2002 (punë, bashkautorësi)
  • "Macedonian Census Results- Controversy or Reality?", SEER (South East Europe Review for Labour and Social Affairs), Nomos, Vol.7- No 1, (pp 99-110) (bashkautorësi), 2002
  • Shkrimi i analizave të rregullta juridiko-politike në lidhje me gjendjet e vijueshme për revistën “Eurobarometer Macedonia”, nga qershori 2001 deri në dhjetor 2012, Friedrich Ebert Stiftung, (në bashkautorësi, gjuhë angleze)
  • “Bashkësitë e qytetarëve dhe e fondacioneve” (në bashkautorësi), Fakulteti i Drejtësisë “Justiniani i Parë”, ICNL, USAID Shkup 2001 (libër universitar, maqedonisht)
  • Në projektin “Opinioni publik për reformat shëndetësore”, pjesë nga studimi IHSPJ, Ministria e Shëndetësisë, Banka Botërore 2002
  • Në projektin “Strategjia e zvogëlimit të varfërisë në Republikën e Maqedonisë”, pjesë e autorësisë në studimin për organizatat civile dhe pjesëmarrjen në procesin e marrjes së vendimeve, IHSPJ, 2000
  • Në projektin “Burimet dhe faktorët e (mos) tolerancës ndëretnike në proceset e arsimit”, autore e një pjese të studimit, IHSPJ/OSBE, 2000
  • Në projektin “Kultura politike e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, pjese e autorësisë së studimit, Ministria e Shkencës dhe e Arsimit, IHSPJ, 1999
  • Komenti i Ligjit të Shoqatave të Qytetarëve dhe të Fondacioneve (në bashkautorësi) QMBN/ICNL Shkup, 1999, (maqedonisht dhe anglisht)
  • “Roli i shumicës në realitetin politik”, LIST, Shkup, 1997 (libër, maqedonisht)
  • “Zgjedhjet e drejtpërdrejta për Kryetarin e Republikës së Maqedonisë – nevojë ose jo?” (punim, në bashkautorësi, maqedonisht), IHSPJ Përvjetori 2010
  • “Pozita e Gjykatës Kushtetuese në sistemin politik të Republikës së Maqedonisë”, Konferencë Vjetore Ndërkombëtare, Ermeni, Erevan, 2009 (punim, anglisht)
  • Projekti “Opinioni publik për korrupsionin në Republikën e Maqedonisë”, autorësi i një pjese të studimit për nevojat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Këshilli Europian, 2005/2006
  • Akademia e Gjykatësve dhe e Prokurorëve Publikë – analizë e pozicionimit aktual të institucionit dhe roli i tij në trajnimin e kuadrit të jurisprudencës”, OSBE dhe AGJPP, në bashkautorësi, i botuar në tri gjuhë (maqedonisht, shqip dhe anglisht) CIP 347.96:377(497.711)(047.31), 2020
  • “Disa çështje aktuale për statusin e gjykatësve rreth prizmit të praktikës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, (gjuhë maqedonase) “Dialogu juridik” nr. 21 qershor 2020, ISSN 1857-7644, revistë elektronike e Institutit të të Drejtave të Njeriut
  • “Gjendja e jashtëzakonshme dhe të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut” – Analizë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në kontekstin e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e përgatitur në bashkautorësi me mr. Velimir Delovskin, e publikuar nga “Justice Observers”, 9 prill, 2020
  • Autore e tekstit “Trajnimi gjithëpërfshirës i gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm për luftën kundër korrupsionit”, fq. 10, “Predizvici” revistë për çështjet shoqërore, “Lufta kundër krimit dhe korrupsionit” Numër 9, 03/2021 “Friedrich Ebert Stiftung”
  • Përshkrimi i aktiviteteve të tjera profesionale.

Description to other professional activities


Profesoreshë e rregullt e përzgjedhur dhe këshilltare shkencore, Instituti i Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup (2006-2008) të lëndëve: “Shoqëria civile - karakteristikat dhe korniza juridike” dhe “Vendimmarrja politike”. Nga viti 2018 është marrë përsëri lënda “Shoqëria civile”. Në 31.3.2006 e riemëruar në profesionin mësimor shkencor këshilltare shkencëtare nga fusha e shkencave juridike (Buletini i Universitetit nr. 894). Deri në vitin 2008 ka ligjëruar “Introduction to Politics“ dhe “Contemporary Political Systems” në gjuhën angleze dhe “Globalizimi dhe politika botërore” dhe “Zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut” në gjuhën maqedonase në Universitetin “American College” – Shkup, si dhe “Shoqëria civile – dimension juridik” në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike. Pjesëmarrje e përhershme dhe/ose udhëheqja me hulumtime në periudhën e punës në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike për partnerët e ndryshëm të vendit dhe të huaj: agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Europian, Banka Botërore, OSBE-ja, USAID-i, IRN-ja, IND-ja, OSI-ja, Fondacioni “Fridrih Ebert”, Fondacioni “Konrad Adenauer”, organizata civile dhe të vendit, universitete-partnerë etj. Isha e përfshirë në shkrimin e punëve shkencore, studime, analiza, raporte, strategji nacionale, dokumente strategjike dhe ligjërata akademike. Temat kryesisht kanë të bëjnë me: ballafaqimin me konfliktet, zgjedhjet, të drejtat e njeriut (liria e lëvizshmërisë, mbledhja e qetë, barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve, romët, shëndetësia, përkatësia etnike dhe fetare, pakica, të drejtat e femrave, rrethi jetësor) shoqëria civile, sistemi politik, paqja dhe qëndrueshmëria. Vijon lista e dokumenteve strategjike të përgatitura:

  • Anëtare e ekipit të përgatitjes së Programit shtetëror për parandalimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit, Shtylla: Sistemi politik dhe jurisprudenca, 2007
  • Autore e Strategjisë për bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin civil me plan aksionar për zbatim (2007-2011), Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i Përgjithshëm, Njësia e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare, ЕАР dhe QMBN, 2007
  • Аutore (në bashkautorësi) e Strategjisë Nacionale të Romëve në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, 2004/2005.
  • Autore (në bashkautorësi) e Strategjisë Nacionale për Strehim në Republikën e Maqedonisë (pjesa në raport me aspektin juridik), Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve, 2005.