TAIEX është instrument i BE-së, i cili paraqet ndihmë teknike afatshkurte për vendet-kandidate dhe kandidatët potencijal nga Ballkani në fushën e përafrimit, aplikimit dhe implementimit të së drejtës të BE-së dhe në mbindërtimin e domosdoshëm të strukturës së administratës. TAIEX financohet nga Programi multilateral IPA (Instrumenti për ndihmë paraqasëse të BE) sipas parimit „i pari erdhi, i pari u shërbye“.
Në vitin 2003 u mbajt një mbledhje inicuese për bashkëpunim me vendet nga procesi i stabilizimit dhe asocimit, me çka zyrtarisht u hap mundësia për shfrytëzimin e shërbimeve nga TAIEX në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mundësia për shfrytëzimin e shërbimeve të TAIEX veçanërisht në pjesën e sigurimit të ndihmës teknike gjatë transponimit dhe implementimit të ligjeve të BE-së, është e një rëndësie të veçatë për Maqedoninë e Veriut. Duke e përfshirë vitin 2006, shpenzimet e TAIEX Instrumentit mbuloheshin nga CARDS programi, ndërsa tani ato mbulohet në tërërsi nga IPA fondet, dhe institucionet nuk kanë asnjë shpenzim plotësues. Koordinator i aktiviteteve të TAIEX në Maqedoninë e Veriut është Sekretariati për çështje evropiane.
Akademia është kyçur në mënyrë aktive në pjesën e aktiviteteve të TAIEX me të cilat është përfshirë jurisprudenca dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi janë realizuar 34 trajnime me 1221 pjesëmarrës, në periudhën nga 21.02.2013 deri më 20.10.2020