Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik më 14 dhjetor 2021 në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC – Regional Cooperation Council) do të mbajë mbledhjen e 5-të të Rrjetit të institucioneve për trajnim juridik të Evropës Juglindore. Takimi me prezencë fizike të përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut do të mbahet në hotelin “Double Tree by Hilton” Shkup, ndërsa të gjithë të tjerët do të bashkohen online nëpërmjet platformës ZOOM.
Aktiviteti do të moderohet nga Jorida Shytaj, RCC, ndërsa fjalë përshëndetëse do të mbajnë: Amer Kapetanovic, udhëheqëse e Repartit për politikë, RCC; prof. Dr. Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Freek Janmaat, udhëheqës për bashkëpunim, Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Në linkun e mëposhtëm mund të shkarkoni agjendën sipas së cilës do të zhvillohet mbledhja:
Agjenda – Mbledhja e 5-të e Rrjetit të institucioneve për trajnim juridik të Evropës Juglindore – gjuha maq.